De Biasi analizon shortin e Italisë në Play-Off: Kemi short të favorshëm, por kujdes, nuk duhet nënvlerësuar askush

Ish-trajneri i Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, Gianni De Biasi, ka komentuar për ‘La Repubblica’ shortin e Italisë në Play Off-et e Kupës së Botës, duke bërë një analizë të qartë dhe realiste mbi rrugëtimin që e pret skuadrën e drejtuar nga Gennaro Gattuso.

De Biasi është shprehur se pavarësisht se në këtë fazë nuk ka kundërshtarë të lehtë, shorti i Italisë mund të konsiderohet pozitiv: “E kam thënë edhe më herët se askush nuk duhet nënvlerësuar, por shorti nuk më është dukur i pafavorshëm. Italia i ka të gjitha mundësitë për ta mundur Irlandën e Veriut”, ka deklaruar ai.
Duke folur për sfidën që e pret trajnerin italian, De Biasi ka theksuar se rreziku më i madh është pikërisht presioni, sidomos pas dy Botërorëve radhazi të humbur: “Presioni do të jetë i jashtëzakonshëm. Gattuso dhe stafi i tij do të duhet të jenë shumë të zotë për t’i izoluar lojtarët para ndeshjes”, ka cilësuar ai.

Sa i përket një finaleje eventuale kundër fituesit të çiftit Uells – Bosnjë, De Biasi ka këshilluar që Italia të mos mendojë shumë larg: “Duhet të shmanget gabimi i së kaluarës. Italia duhet të përqendrohet vetëm te Irlanda e Veriut. Vetëm ajo ndeshje ka rëndësi për momentin. Madje, finalja në transfertë nuk më shqetëson, përkundrazi: presioni në shtëpi do të ishte edhe më i madh”, ka shtuar ai.
I pyetur për nivelin e rivalëve të mundshëm, De Biasi ka theksuar se rreziku real në Botëror vjen nga një elitë e ngushtë skuadrash: “Favoritet e vërteta janë kombëtaret e mëdha të Amerikës së Jugut, si Brazili dhe Argjentina, dhe gjigantët evropianë si Spanja, Anglia, Gjermania dhe Franca. Me 48 pjesëmarrës, rruga do të jetë e gjatë dhe çdo ndeshje mund të sjellë befasi”, është shprehur ai.
Edhe pse Italia ende nuk është e sigurt për kualifikimin, De Biasi ka vënë në dukje se trajnerët italianë do të jenë të pranishëm në Kupën e Botës falë eksperiencës dhe pranisë së tyre në futbollin ndërkombëtar: “Sot është bërë normale të punosh jashtë vendit. Po kontribuojmë në globalizimin e futbollit”, ka theksuar ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

GJKKO ndërpret seancën për procesin ndaj Erion Veliajt dhe 18 të pandehurve të tjerë

TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/Pritet të nisë në Gjykatën...

Aksident tragjik në Mengël të Elbasanit ku humbi jetën 7-vjeçar, hapen dyert e mortit në familjen Samurri

ELBASAN,26 maj 2026/Albania Express News/Në fshatin Mengël të Elbasan...

Presidenti Bajram Begaj pritet nga Papa në një audiencë në Vatikan, e fton për vizitë në Shqipëri

VATIKAN, 26 maj 2026/Albania Express News/ Presidenti i Republikës...