Ç’mund të bëjë opozita në kushtet e sotme, a ka ndonjë mundësi vërtet

Nga Fitim Zekthi

Një nga gjërat më të rënda sot, që shfaqet me gjithë fuqinë e vet në Shqipëri dhe sidomos në opozitë, është fakti që njerëzit nuk janë të trajnuar os etë përgatitur që të mendojnë për të mirën e përbashkët, për të mirën e vendit dhe shqoërisë por janë të aftë të menedojnë vetëm për mënyrën se si preket apo fiton grupi tyre. Mark Lilla, një mendimtar amerikan shkruan gjerësisht se kjo është një formë pushteti e injorancës, e padijes dhe madje e dëshirës për të mos ditur dhe mos mësuar.
Njerëzit, edhe qëllimisht, për shkak të interesist të tyre dhe grupit të tyre humbin aftësinë të njohin dhe kuptojnë të vërtetën. Kjo sigurisht që shkatërron jo vetëm interesin e vendit dhe të mirën e shoqërisë por edhe interesin e tyre dhe të grupit të tyre. Forcat e djathta apo konservatore gjatë gjithë historisë i janë trembur kësaj rruge, i janë friguar kësaj sjelljeje dhe kanë folur për maturi, për kujdes, për vetëkufizim, për largim dhe tërheqja nga emocioni dhe epshi.
Bash këtu tek këto koordinata është themeluar e djathta. Në Shqipëri PD-ja, e cila ka pretenduar për vite më radhë se përfaqëson të djathtën, nuk ka qenë kurrë një forcë që u udhëhoq nga kujdesi, maturia, vetëpërmbajtja, vetëkufizimi, largimi nga eoshi dhe emocionet e inatit apo zemërimit dhe për pasojë nuk arriti të mendojë dot përtej mënyrës se si pushteti apo realiteti politik prek atë dhe njerëzit e saj në një kohë kur duhet të mendonte (si forcë e djathtë për mënyrën se si preket shoqëria dhe vendi).

Tani gjendja është shumë e vështirë. Duke lejuar që vit pas viti, madje dekadë pas dekade, të thellohet kjo mënyrë të ekzistuari dhe kjo mënyrë të kuptuari i politikës gjërat kanë shkuar në një pikë shumë të largët, aq sa PD-ja përkufizohet plotësisht, i merr vendimet dhe sillet pikërisht duke bërë vetëm të kundërtën e asaj që do të duhet të bënte një forcë e djathtë. Edhe i gjithë debati, ose gjithë diksutimet brenda saj sot bëhen për gjëra të kota, bëhen nëse duhet të ikin disa drejtues apo të ikë kryetari, nëse duhet të bëhen analiza degë pas dege apo të bëhen seksion pas seksioni, nëse duhet hyrë në parliament apo duhet bojkotuar, nëse fajin e kanë disa deputetë, disa drejtues apo kryetari, nëse kanë infiltruar sorosianë, nëse kishte tradhti nga brenda etj.
Sado e vështirë, sa do tmerrsisht e vështirë, është e mundur që opozita të transformohet në një forcë të djathtë dhe konservatore që i brendëson realisht parimet e maturisë, vetëfkufizmit, kritikës naj vetes, mosfajësimin e armikut apo kunmdërshtarit për gjithçka, decensës, respektit për dinjitetin e kujtdo qenieje njerëzore, besimin tek liria politike, liria ekonomike, liria fetare. Është e mundur që të kuptohet që nuk ka asgjë të mirë për opozitën si diçka e tillë në vetvete. E mirë për opozitën ëhstë gjthçka që është e mirë për vendin dhe për shoqërinë. Këtu nis dhe në fakt këtu edhe mbaron roli dhe detyra e të djathtës. Nuk ka zgjidhje tjetër. Është e kotë po e kotë fare fare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ish deputetja e PD ,Zheni Gjergji emërohet Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan

Me një vendim të autoriteteve përgjegjëse në sektorin shëndetësor,...

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga ka vendosur të ndalojë marrjen me qira të...

Një portier për historinë; Neuer, ‘gardiani’ me 363 fitore në Bundesligë, askush si ai

Bayerni i Mynihut të shtunën mori një fitore shumë...