Champions League: Surpriza, goleada dhe rikthime në natën e parë të javës së dytë

Liga e Kampionëve ka dhuruar spektakël në natën e parë të javës së dytë, ku nuk munguan surprizat dhe golat. Rezultati më i bujshëm erdhi nga Turqia, ku Galatasaray mposhti 1-0 Liverpoolin, me golin e vetëm të shënuar nga Osimhen nga pika e bardhë në minutën e 16’. Për “The Reds” kjo ishte humbja e dytë radhazi, pas disfatës në Premier League ndaj Crystal Palace.

Në anën tjetër, gjigantët europianë nuk zhgënjyen. Bayern Munchen shënoi një fitore të thellë 1-5 ndaj debutuesve të Pafos në Qipro, duke kaluar në kuotën e 6 pikëve. Interi gjithashtu siguroi fitoren e dytë radhazi në Champions, duke mundur 3-0 në “San Siro” Slavia Prague.

Një tjetër paraqitje e shkëlqyer ishte ajo e Atletico Madrid, që pas suksesit në derbi, shkatërroi 5-1 Eintracht Frankfurt, duke treguar forcën e saj sulmuese.

Në Francë, Marseille surprizoi Ajax-in me një fitore të pastër 4-0, duke ndezur entuziazmin e tifozëve vendas.

Chelsea mori tre pikët e para në Champions, duke fituar 1-0 ndaj Benficës së Jose Mourinhos, në rikthimin e portugezit në “Stamford Bridge”. “Blutë” e Londrës e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Joao Pedros.

Ndërkohë, debutuesit norvegjezë të Bodo/Glimt i shkaktuan telashe Tottenhamit, duke barazuar 2-2 në një përballje dramatike.

Rezultatet kryesore

  • Atletico Madrid 5-1 Eintracht Frankfurt
  • Bodo/Glimt 2-2 Tottenham
  • Chelsea 1-0 Benfica
  • Galatasaray 1-0 Liverpool
  • Inter 3-0 Slavia Prague
  • Marseille 4-0 Ajax
  • Pafos 1-5 Bayern Munchen

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...