Java e tretë e Champions League ka sjellë spektakël të vërtetë me plot 43 gola në 9 ndeshje, ku skuadrat e mëdha kanë treguar forcën e tyre pa mëshirë ndaj rivalëve.
Në orën 21:00 u luajtën 7 sfida të zjarrta, pas dy ndeshjeve të pasdites, dhe ajo që spikati më shumë ishte Arsenal–Atletico Madrid. Pas një pjese të parë të qetë, “Topçinjtë” shpërthyen në të dytën, duke fituar me rezultatin e thellë 4-0. Gabriel, Martinelli dhe Gyokeres (me dopietë) firmosën një fitore të merituar, ndërsa ekipi i Simeones u shfaq krejtësisht i pafuqishëm për t’u kundërpërgjigjur.
Në Gjermani, PSG shkaktoi një “tërmet” të vërtetë, duke mposhtur Bayer Leverkusenin 7-2 dhe regjistruar fitoren e tretë radhazi në grup. Edhe pse të dy ekipet mbetën me nga 10 lojtarë, francezët dominuan plotësisht me golat e Pacho, Doue (dy herë), Kvaratskhelias, Mendesit, Dembeles dhe Vitinhës.
Interi nuk gaboi në Belgjikë, duke fituar pastër 0-4 ndaj Royal Union, me golat e Dumfries, Lautaro Martinez, Calhanoglu dhe Esposito. Një tjetër paraqitje e sigurt dha edhe Manchester City, që falë golave të Haaland dhe Bernardo Silvës triumfoi 0-2 ndaj Villarrealit.
Surpriza e madhe e mbrëmjes erdhi nga Holanda, ku PSV shkatërroi Napolin me rezultatin spektakolar 6-2.
Në takimet e tjera, Dortmund fitoi 4-2 ndaj Copenhagenit, ndërsa Newcastle mposhti Benficën me rezultatin 3-0.
Në sfidat e orës 18:45, Barcelona zhvilloi një ndeshje fantastike duke fituar 6-1 ndaj Olympiacosit, ndërsa përballja Kairat Almaty–Pafos u mbyll pa gola.
REZULTATET
ARSENAL 4-0 ATL. MADRID
Gabriel 57′, Martinelli 64′, Gyokeres 67′, 70′
BAYER LEVERKUSEN 2-7 PSG
Garcia (P) 38′, 54′ / Pacho 7′, Doue 41′, 45+3′, Kvaratskhelia 44′, Mendes 50′, Dembele 66′, Vitinha 90′
Kartonët e kuq: Andrich 32′ / Zabarnyi 37′
ROYAL UNION 0-4 INTER
Dumfries 41′, Lautaro Martinez 45+1′, Calhanoglu (P) 53′, Esposito 76′
VILLARREAL 0-2 MAN. CITY
Haaland 17′, Silva 40′
COPENHAGEN 2-4 DORTMUND
Anton (A.g) 34′, Dadason 90+1′ / Nmecha 20′, 76′, Bensebaini (P) 61′, F. Silva 87′
NEWCASTLE 3-0 BENFICA
Gordon 33′, Barnes 71′, 83′
PSV 6-2 NAPOLI
Til 35′, Saibari 39′, Man 54′, 80′, Pepi 87′, Driouech 89′ / McTominay 31′, 86′
BARCELONA 6-1 OLYMPIACOS
KAIRAT ALMATY 0-0 PAFOS