Champions League: Manchester City pret Napolin, duelë të forta në të gjithë Europën

Kompeticioni më i vlefshëm për klube në botë, Champions League, zhvillon këtë të enjte gjashtë ndeshjet e mbetura të raundit të parë.

Nga ora 18:45, katër skuadra zbresin në fushë. Club Brugge pret Monacon në një duel interesant, ndërsa Bayer Leverkusen sfidon FC Copenhagen në udhëtim, një përballje e vështirë për gjermanët.

Në orën 21:00, gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin ‘Etihad’, ku Manchester City luan kundër Napolit. Djemtë e Pep Guardiolës duan të tregojnë superioritet ndaj kampionëve të Italisë, por Napoli, nën drejtimin e Antonio Contes, ka një grup të fortë dhe shumë eksperiencë. Kevin De Bruyne rikthehet në Manchester, ndërsa City do të jetë pa Cherki, Kovacic, Marmoush, Stones dhe Phillips. Napoli nuk do të ketë në dispozicion Amir Rrahmanin, Romelu Lukakun dhe Nikita Contini.

Një tjetër duel interesant zhvillohet në ‘St. James Park’, ku Newcastle pret Barcelonën. Spanjollët nuk do të kenë Balde, Gavi, ter Stegen dhe Yamal, ndërsa Newcastle ka gjashtë mungesa të rëndësishme: Ashby, Lascelles, Ramsey, Ruddy, Uissa dhe Gillespie.

Në Lisbonë, Sporting pret debutuesit Kairat Almaty, ndërsa Eintracht Frankfurt përballet me Galatasarayn në një duel që pritet të jetë i balancuar dhe emocionues.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Po shfaqet në formë të jashtëzakonshme, ja plani i Trabzonspor për Ernest Muçin

Ernest Muçi është shfaqur në një formë të shkëlqyer...

TTW: Vizitoni Shqipërinë gjatë dhjetorit dhe zbuloni atmosferën magjike të festave

Shqipëria është një vend me thesare të fshehura, histori,...

Gonxhja dhe Salla në Dëgjesën Jubilare të papa Leone XIV në Vatikan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Mjedisit, Blendi Gonxhja mori...