Buxhetimi me pjesëmarrje: Zëri i qytetarëve udhëheq zhvillimin në Labinot-Fushë

Procesi i buxhetimit me pjesëmarrje ka vijuar sot në Njësinë Administrative Labinot-Fushë, ku banorët u njohën me investimet e realizuara gjatë vitit të fundit, si edhe me prioritetet që do të pasqyrohen në planin e investimeve për vitin 2026.

Në këtë takim mori pjesë deputetja Sara Mile, nënkryetari i Bashkisë Elbasan, z. Asim Sula, i cili, së bashku me administratorin e njësisë, prezantuan projektet e kryera duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme ndaj zonave rurale.

Gjatë vitit të fundit, Bashkia Elbasan ka investuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe shërbimeve komunitare në të gjithë territorin e njësisë, duke përfshirë asfaltimin e rrugës së lagjes së Spitalit, asfaltimin e rrugëve të brendshme në lagjet Isak, Bucajvër dhe Shkëmbit, si edhe sistemimin dhe pastrimin sistematik të kanaleve ujitëse.

Është realizuar sistemimi i ujërave të zeza në përronin e Larit dhe zonën e pompave Mëngel, rikonstruksioni i qendrës shëndetësore Labinot-Fushë, vendosja e ndriçimit publik në lagje, pastrimi i gurrës së ujit, rehabilitimi dhe asfaltimi i rrugëve Krastë–Ura e Lizës dhe Behxhet Hyti–Mëngel, si edhe rehabilitimi i kanalit ujitës në Mëngel.

Në fshatin Godolesh janë realizuar ndërhyrje për rehabilitimin e rrjetit të ujit të pijshëm, shtrimin me çakull të rrugës Shegunë, vendosjen e ndriçuesve publikë në rrugët kryesore, si edhe vendosjen e koshave të mbeturinave.

Nënkryetari i Bashkisë Elbasan, z. Asim Sula, u shpreh se:

Bashkia Elbasan është e angazhuar të sjellë investime të prekshme në çdo lagje e fshat. Rritja e cilësisë së jetesës së qytetarëve është prioriteti ynë kryesor dhe buxhetimi me pjesëmarrje garanton që zëri i banorëve të jetë gjithmonë vendimtar në planifikimin e projekteve të reja.” 

Procesi i buxhetimit me pjesëmarrje vijon me synimin për të ndërtuar një zhvillim të balancuar dhe për të forcuar bashkëpunimin mes Bashkisë dhe komuniteteve lokale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Italianët kryesojnë vizitat turistike, rritje me 20,8% e akomodimeve

TIRANË, 18 maj 2026/Albania Express News/Turizmi në Shqipëri vijoi...

Ndërprerje e furnizimit me ujë në gjithë qytetin e Elbasanit, ja kur do të kryhen punimet…

ELBASAN,18 maj 2026/Albania Express News/Bashkia Elbasan dhe Shoqëria Rajonale...

“UÇK, UÇK, UÇK”! Protesta në RMV për gjuhën shqipe, thirrje për dorëheqjen e kryeministrit. Tre studentë të arrestuar

SHKUP,18 maj 2026/Albania Express News/Mijëra student shqiptarë janë mbledhur...

Kontroll “blic” në Burgun e Peqinit, i sekuestrohet telefon celular në qeli të dënuarit me burgim të përjetshëm Indrit Shaqja

PEQIN,18 maj 2026/Albania Express News/Një tjetër operacion kontrolli është...