Burreli kthehet në kryeqytetin e kulturës, mbahet Festivali i 9-të Kombëtar i Poezisë “Muza Poetike Budiane”

Nga Ymer Hysa

Këtë prag fund shtatori 2025, qyteti i Burrelit u shndërrua në një qendër të vërtetë të kulturës kombëtare, teksa priti edicionin e 9-të të Festivalit Kombëtar të Poezisë “Muza poetike budiane”, në nderim të poetit të madh Pjetër Budi. Ky aktivitet poetik dhe letrar, i zhvilluar nën kujdesin e poetit Hamdi Hysuka dhe organizuar nga Klubi Letrar “Pjetër Budi”, Mat, mblodhi në Burrel poetë nga mbarë trojet shqiptare dhe diaspora.

Një mëngjes poetik në zemër të Matit

Dita nisi në mënyrë simbolike me një takim të përzemërt midis poetëve në ambientet e Bar “Il Gusto”, ku përmes një kafeje miqësore nisi edhe rrugëtimi i përbashkët drejt bustit të Pjetër Budit, për të vendosur kurora dhe për të përkujtuar figurën e tij. Pas këtij momenti domethënës, pjesëmarrësit u drejtuan për në Pallatin e Kulturës, ku u zhvillua aktiviteti qendror i festivalit.

Emra të njohur të letrave shqipe në një tribunë të përbashkët

Në ceremoninë hapëse, pas intonimit të Himnit Kombëtar, fjala iu dha poetit Hamdi Hysuka, kryetar i Klubit “Pjetër Budi”, i cili falënderoi të pranishmit dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të poezisë në jetën kulturore të vendit.

Të pranishëm ishin përfaqësues nga klubet letrare dhe organizatat e shkrimtarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë, si: prof. dr. Shyqyri Galica (Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës), poeti Agim Bajrami (Durrës), poeti Myrteza Mara (Vlorë), poetja Trandafile Molla nga Italia, si dhe përfaqësues të institucioneve lokale, si deputeti Agron Mala, kryetarja e Bashkisë Klos, znj. Valbona Kola, nënprefekti Hasan Pasha etj.

Promovim librash dhe çmime për më të mirët

Në pjesën e parë të festivalit u promovuan tre botime të reja:

  • “Mjeshtri i eshtrave metalike” nga Lindita Doda
  • “Lulëkuqet e globit” – antologji e Bashkimit të Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Zëri i Mërgimtarit”
  • “Këtu lindin Dashuritë” nga poeti Shon Malaj 

Pjesa e dytë e festivalit ishte e dedikuar konkurrimit poetik, ku morën pjesë mbi 50 poetë. Juria, e përbërë nga Bajram Cenameti, Ermira Ruka dhe Elona Basha, vlerësoi krijimet më të spikatura me këto çmime:

  • Çmimi “Pjetër Budi” – Fatmir Neli
  • Çmimi “Hamit Alia” – Arbnesha Kelmendi
  • Çmimi i Poetëve – Ymer Hysa
  • Çmimi i Parë – Emrije Krosi
  • Çmime të Dyta – Rafaelo Rakaluzo dhe Setki Jashari
  • Çmime të Treta – Shefqet Merra, Luftar Pepmarku, Mynyr Hoxha
  • Çmimi “Zëri i Ri Poetik” – Shon Malaj
  • Çmimi i Karrierës – Fatmir Gjestila

Një prani e veçantë ishte ajo e poetit italian Rafaelo Rakaluzo, i cili i dha festivalit një dimension ndërkombëtar.

Tradita poetike që bashkon zemrat

Ashtu siç është bërë tashmë traditë, në fund të festivalit poetët u bashkuan rreth sofrës mikpritëse matjane, duke ndarë emocione, kujtime dhe ide për bashkëpunime të reja. Ngjarja u mbyll me fotografi të shumta mes poetëve, që do të mbeten kujtim i një dite të paharruar për letërsinë shqipe.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Trump optimist para takimit me Putin në Hungari: Mendoj se mund ta bind që t’i japë fund luftës

Presidenti Donald Trump priti homologun e tij ukrainas, Volodymyr...

Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Nga  Alban Daci Madje, as nuk ka nevojë për të...

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e...