Briken Calja rikthehet në pedanë: Një rikthim i fortë mes dhimbjes dhe përkushtimit

 

Kampionati Botëror, një tjetër sfidë e tejkaluar me dinjitet nga kampioni Briken Calja

Pas një mungese prej 55 ditësh për shkak të një dëmtimi serioz, kampioni i botës në peshëngritje, Briken Calja është rikthyer sërish në pedanë duke treguar edhe një herë forcën, karakterin dhe vendosmërinë që e kanë bërë simbol të sportit shqiptar.

Në një postim emocional në rrjetet sociale, Calja ndau përjetimet e tij nga ky rikthim sfidues, të mbushur me dhimbje fizike e shpirtërore, përfshirë mungesën e nënës së tij dhe sfidat e rikuperimit të gjatë. Megjithatë, sportisti nga Elbasani nuk u dorëzua. Ai u ngjit në pedanën e Kampionatit Botëror, duke realizuar 147 kg në stilin e shkëputjes dhe 181 kg në shtytje ,një paraqitje dinjitoze në rrethana jashtëzakonisht të vështira.

“Forma nuk ishte më e mira, por zemra ime ishte aty si gjithmonë”, shkruan Calja, duke theksuar se përfaqësimi i flamurit dhe emrit të Shqipërisë nuk është vetëm një çështje sportive, por një detyrim moral për gjithçka që i ka dhënë sporti në jetë.

Ky kampionat, siç e cilëson vetë ai, ishte një ndër më të vështirët e karrierës së tij, por njëkohësisht edhe një dëshmi e vendosmërisë për të mos u dorëzuar kurrë ,as para dëmtimeve, as para dhimbjeve personale.

Falënderimet e tij shkojnë për të gjithë ata që vijojnë të besojnë tek ai, ndërsa e mbyll mesazhin me fjalët: “Rruga vazhdon.”

Briken Calja vazhdon të jetë një figurë frymëzuese për sportin shqiptar ,jo vetëm për medaljet që ka fituar ndër vite, por për shembullin e përkushtimit, dashurisë për vendin dhe luftës për të mos hequr dorë, edhe kur gjithçka duket e pamundur.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

Bashkimi Europian e përshëndeti rrjedhjen e qetë të procesit...

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, më shumë siguri energjetike për banorët dhe turistët

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike...