Braçe nuk duron padrejtësitë, denoncon një rast të përdorimit të pronës publike në dëm të qytetarëve

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar një rast, ku ambienti pranë shkollës “At Zef Pllumi” përdoret si parkim privat. Braçe ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku duket një burrë që merr para për vendin e parkimit, kur në fakt prona është publike.

“Njerëzit më të padurueshëm në këtë qytet janë hilebërësit. Bënë sikur u bindën, por ja që kane hequr barrierat e çdo darkë parkojnë makina, bëjnë lekë prej tyre. Ndërkohë, akoma u marrin leke njerëzve që parkojnë në anë të rrugëve, si këtu. Do lusja çdo institucion t’i jepte fund njëherë e mirë këtij abuzimi që bezdis pafund njerëzit këtu, madje duke marrë edhe lekë. Unë s’e kam problem çdo ditë ta bëj këtë, por është puna juaj, madje pabërë apo duke lejuar këtë, cenon besimin e qytetarëve tek institucionet”, shprehet Braçe.

Deputeti socialist është ndër të paktët që bën shpesh denoncime të kësaj natyre, sidomos kur bëhet fjalë për të drejtat e qytetarëve.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Trump optimist para takimit me Putin në Hungari: Mendoj se mund ta bind që t’i japë fund luftës

Presidenti Donald Trump priti homologun e tij ukrainas, Volodymyr...

Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Nga  Alban Daci Madje, as nuk ka nevojë për të...

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e...