Botërori i peshëngritjes, Ertjan Kofsha thyen rekordin europian

Peshëngritësi shqiptar Ertjan Kofsha ka thyer rekordin europian gjatë garimit në Kampionatit Botëror të Peshëngritjes për të Rritur që po zhvillohet në Forde, Norvegji.

Kofsha arriti të ngrejë 161 kg në stilin e shkëputjes, në kategorinë deri 94 kilogramë.

“Me një ngritje spektakolare prej 161 kg në shkëputje, sportisti ynë i jashtëzakonshëm Ertjan Kofsha ka thyer rekordin europian në kategorinë deri në 94 kilogramë, gjatë Kampionatit Botëror të Peshëngritjes për të Rritur që po zhvillohet në Forde, Norvegji”, bën të ditur Federata Shqiptare e Peshëngritjes.

FSHP thekson se, ky rezultat historik tregon talentin, punën dhe përkushtimin e një kampioni të ri që po ngjitet fuqishëm në majat e peshëngritjes botërore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dhunoi një punonjës të policisë, pezullim i gjatë për portierin e Tërbunit

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka pezulluar me një...

Donnarumma: Italia shkon në Botëror, titullin këtë vit e fiton Milani

Kapiteni i Italisë dhe portieri i Manchester City-t, Gianluigi...

Përvoja shqiptare e mbrojtjes biologjike të gështenjës, në Forumin Botëror të Ushqimit

Në kuadër të 80-vjetorit të Organizatës së Ushqimit dhe...