Bora Muzhaqi i jep lamtumirën Ministrisë së Rinisë: “Çdo premtim, e mbajtëm”, nis kapitullin e ri si deputete e Elbasanit

Ish-Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ka njoftuar mbylljen e mandatit të saj si pjesë e kabinetit qeveritar, duke reflektuar mbi një periudhë që ajo e cilëson si transformuese në aspektin profesional dhe personal. Në një mesazh publik, Muzhaqi shpreh mirënjohje për besimin e dhënë dhe thekson angazhimin e saj të pandërprerë ndaj të rinjve dhe fëmijëve në Shqipëri.

Sot mbyllet një kapitull që ka formësuar jo vetëm shërbimin tim publik, por edhe kuptimin tim për çfarë do të thotë të shërbesh me qartësi, përkushtim 24 orë në 24 dhe me bindje të palëkundura morale”, shkruan Muzhaqi.

Ajo falënderon Kryeministrin për mundësinë e dhënë për të drejtuar Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, si dhe për besimin e vazhdueshëm në rolin e saj të ri si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, duke përfaqësuar Qarkun e Elbasanit.

Duke iu rikthyer fjalimit të saj të parë në Kuvend katër vite më parë, Muzhaqi nënvizon se premtimet e bëra për të rinjtë dhe fëmijët janë shndërruar në programe konkrete, të zbatuara me sukses në terren. “Flisja për kodimin në shkolla, për programin e arteve dhe zejeve, për ekipet sportive… Sot, me fakte, mund të them se këto programe janë nisur e zbatuar dhe do të vazhdojnë të shtrihen në nivel kombëtar nga ministritë përkatëse.”

Duke reflektuar mbi sfidat e mandatit të saj, Muzhaqi thekson se për të, shërbimi publik nuk ka qenë kurrë për tituj apo ekspozim mediatik, por një detyrim ndaj të rinjve, shpesh edhe në momente kur kjo ishte sfiduese ose jo popullore. “Nuk kam besuar te të rinjtë si një slogan. Kam besuar te ta si strategji. Ju nuk jeni vetëm ‘e ardhmja’. Ju jeni presioni ndaj të tashmes për një të nesërme ndryshe dhe është e drejta juaj ta ushtroni këtë çdo ditë.”

Në përmbyllje, Muzhaqi shpreh gatishmërinë për të vijuar shërbimin publik nga një tjetër rol, tashmë si pjesë e legjislativit shqiptar, duke premtuar se do të mbetet zë i angazhuar për të rinjtë dhe fëmijët në vend.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani në betejë për tri pikët: Çdo gabim i ndaluar ndaj Vorës

Skuadra e Elbasanit po i jep dorën e fundit...

Basketbolli elbasanas s’e ndal traditën: Ekipet e moshave sfidojnë kampionatin me besim të plotë

Ekipet e moshave të basketbollit Elbasanit, U18 dhe U20,...

Dy deputetë të rinj nga PSD betohen në Kuvend — Brahimi dhe Lasku marrin mandatin

Në seancën plenare të sotme, Besnik Brahimi dhe Shkurt...