Blendi Gonxhja njofton zbulimin e një mauzoleumi të periudhës romake

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur zbulimin e parë monumental të periudhës romake në Shqipëri, në Strikçan të Bulqizës. Ky varr, i gjetur gjatë projektit kërkimor “Kërkime Arkeologjike në Luginën e Bulqizës”, ka përmasa 9 x 6 metra, me një dhomë funerare 2,4 metra të lartë dhe elementë arkitektonikë dhe epigrafikë të rrallë.

Në monument është zbuluar një mbishkrim dygjuhësh kushtuar Gellianos dhe perëndisë Jupiter, i pari i këtij lloji në zonën e Dibrës. Varri ka tre ambiente – dhomën e varrimit, paradhomën dhe një shkallare monumentale – dhe përmban enë qelqi, objekte kocke, armë dhe fragmente tekstili të thurura me fije ari, që tregojnë statusin e lartë të individit të varrosur.

Specialistët e konsiderojnë mauzoleumin një zbulim të pazëvendësueshëm për studimin e periudhës romake në Shqipëri. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me DRTK Tiranë dhe Institutin e Arkeologjisë, do të vendosë masa mbrojtëse për sitin arkeologjik dhe do të vazhdojë mbështetjen e kërkimeve shkencore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani gati për sfidën e madhe në “Air Albania” ,verdheblutë përballë Dinamo City

Të shtunën në mbrëmje, “Air Albania” do të jetë...

Rauf Dimraj shpirti sportiv që fluturon mbi kujtimet dhe ëndrrat

-Dritarja ku frymëzimi takon veprën Nga BUJAR QESJA Mjeshtër i Madh Një...

Erion Braçe dhe sfida ndaj politikës së mbyllur

  E kam njohur Erion Braçen kur ishte shumë i...