BKH tha se zbatoi ligjin kur shkoi në kryeministri, reagon sërish Rama

Kryeministri Edi Rama reagoi publikisht këtë të diel pas reagimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit ,BKH, ndaj kritikave të tij të mëparshme për etikën dhe profesionalizmin e anëtarëve të kësaj trupe. Rama kishte përmendur në një intervistë për podcastin “FLASIM” disa shqetësime mbi sjelljen e BKH-së dhe mbi “sëmundjet e vjetra” që mund të ndikojnë në procesin e Reformës në Drejtësi.

“Qenka përgjigjur publikisht edhe BKH-ja ndaj njërit prej një sërë episodesh të mungesës së etikës profesionale të anëtarëve të asaj trupe, të cilin e ceka sot në podkastin FLASIM, duke folur për simptomat shqetësuese të sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re”, tha Rama.

Në këtë deklaratë, Kryeministri i kushtoi vëmendje faktit që BKH-ja kishte theksuar ligjin që mundëson mbajtjen e armëve nga anëtarët e saj, duke e vënë theksin tek një pasaktësi në përgjigjen e tyre.

“Ata kanë cituar ligjin, sipas të cilit mund të mbajnë patllake, kur në fakt unë nuk i kritikova për armëmbajtje pa leje, po për padijen etike dhe ligjore që i shtyu të donin të hynin në kryeministri me patllake”, shtoi ai.

Për Kryeministrin, ky nuk ishte një incident i vetëm, por një simptomë e një problematike më të gjerë që preku disa anëtarë të BKH-së, të cilët, sipas tij, shpesh shfaqin “boshllëqe shqetësuese etike e profesionale”.

“Ky ishte më i ëmbli i episodeve që munda të gjej, për trimoshat e BKH-së që shfaqin shpesh boshllëqe shqetësuese etike e profesionale thënë kjo shumë ëmbëlsisht për këtë pjesë të problematikës së sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re”, u shpreh Rama.

Megjithatë, ai theksoi nevojën për një reflektim të thellë dhe serioz nga të gjitha institucionet që janë pjesë e Reformës në Drejtësi, për të siguruar që ky proces të mos përbëjë një rrezik më të madh për sistemin dhe liritë e qytetarëve.

“Ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur nga ujërat e pistë, në një proces historik ku duhet të garantojmë suksesin e Reformës në Drejtësi, duke garantuar medoemos pavarësinë e gjyqësorit”, përfundoi ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Me sallën e re, “Onufri” bëhet qendër e artit dhe komunitetit në Elbasan

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, së bashku me drejtoreshën...

Nga nesër hyn në fuqi Sistemi Europian i Hyrje-Daljes (EES)

TIRANË, 9 prill/Albania Express News/ Qytetarët shqiptarë që udhëtojnë...