Bisedë telefonike Osmani-Hanrahan, fokus mbi aleancën dhe integrimin euroatlantik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një bisedë telefonike me diplomatin amerikan Brendan Hanrahan, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së aleancës së fortë Kosovë-SHBA dhe koordinimit të ngushtë me partnerin strategjik.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani shkroi se aleanca e fortë me SHBA ka qenë gjithmonë në dobi të qytetarëve të Kosovës, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe procesit të integrimit euroatlantik. Ajo shtoi se si presidente do të angazhohet me administratën amerikane për të ruajtur dhe mbrojtur këtë marrëdhënie, bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë.

Takimi vjen pak ditë pas pezullimit nga SHBA i Dialogut Strategjik me Kosovën, një zhvillim që ka ngritur pyetje rreth dinamikës së marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME