“Besoj se do arrijmë një paqe afatgjatë”, Zelensky i dorëzon një letër Trumpit: Në fakt, nuk është për ty, por…

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky dhe ai i SHBA, Donald Trump i janë përgjigjur pyetjeve të gazetarvë gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Zelensky ka vlerësuar letrën e zonjës së parë të SHBA, Melania Trump drejtuar Vladimir Putin, ku i kërkonte t’i jepte fund luftës për të ndaluar vuajtjet e fëmijëve ukrainas, dhe i ka dorëzuar Trumpit një letër nga bashkëshortja e tij, Olena Zelenska.

“Faleminderit” – i tha Trump, por Zelensky e ndërpreu duke i thënë se letra i drjetohet Melanias, çka shkaktoi të qeshura në sallë.

Trump është shprehur optimist për arritjen e paqes afatgjatë në Ukrainë.

“Unë kam ndaluar 7 luftëra, besoj se do ta arrimjë dhe këtë. Mendoja se ishte e lehtë por nuk është. Na duhet paqe afatgjatë, jo që pas dy vitesh të nisë sërish. Mund ta arrijmë që sot”, tha ndër të tjera Trump.

Në sallë ishte edhe gazetari që kritikoi Zelenskyn në takimin e parë pasi nuk kishte veshur kostum. Këtë herë ai i tha “dukesh bukur” teksa e komplimentoi për paraqitjen e re.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Trump optimist para takimit me Putin në Hungari: Mendoj se mund ta bind që t’i japë fund luftës

Presidenti Donald Trump priti homologun e tij ukrainas, Volodymyr...

Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Nga  Alban Daci Madje, as nuk ka nevojë për të...

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e...