Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve gjatë një bashkëbisedimi online. Ai njoftoi se “Foltorja” e PD-së nuk do të zhvillohet më vetëm përpara Kryeministrisë në Tiranë, por do të shtrihet në të gjithë vendin.
Berisha deklaroi se protesta do të jetë mbarëkombëtare, duke theksuar se këtë javë nis organizimi i foltoreve jashtë kryeqytetit dhe më pas në çdo qytet të Shqipërisë.
“Këtë javë fillojmë foltoret jashtë Tiranë dhe do të vazhdojmë në të gjithë vendin,” u shpreh Berisha.

