Belshi, surpriza magjepsëse që po pushton zemrat e turistëve të huaj

Nga Fatmir Popja

Fundjava e parë e tetorit e gjeti sërish Belshin të gjallëruar nga vizitorë vendas dhe të huaj, duke dëshmuar se ky qytet i bukur në zemër të zonës së Dumresë po kthehet në një destinacion të preferuar turistik gjatë gjithë vitit.

Të shtunën, qindra vizitorë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si edhe dy grupe të mëdha turistësh nga Izraeli dhe Suedia, shijuan një ditë të mbushur me eksperienca autentike shqiptare, natyrë të virgjër dhe kulinari të veçantë.

Turistët e huaj që vizituan Belshin u shprehën të mahnitur nga bukuritë përrallore të zonës, mikpritja e ngrohtë e vendasve dhe mozaiku i liqeneve karstike që e bëjnë këtë cep të Shqipërisë një perlë të vërtetë natyrore.

Kemi dëgjuar për Belshin nga miqtë tanë që kanë vizituar Shqipërinë më parë, por kjo që pamë sot e kaloi çdo pritshmëri,” – thanë disa nga vizitorët izraelitë, ndërsa të tjerë e përshkruan përvojën si një “surprizë të paharrueshme.”

Për turistët suedezë, kjo vizitë ishte një kombinim perfekt mes eksplorimit të natyrës, pushimit dhe njohjes me kulturën vendase.

Ata u shprehën të impresionuar nga autenticiteti i zonës dhe premtuan se do të rikthehen sërish, duke ia rekomanduar Belshin edhe miqve të tyre si një destinacion unik, që ofron shumë më tepër sesa pritet.

Belshi, me liqenet e tij të shumtë, historinë, traditat dhe bujarinë karakteristike shqiptare, po kthehet gradualisht në një pikë referimi për turizmin natyror dhe atë rural në vend.

Ky interes në rritje është një tregues i qartë i potencialit që zona ka për të qenë një qendër e rëndësishme turistike, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Balluku në Austri, diskutime për investime në energji dhe turizëm

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...

Ata që e mbajnë Elbasanin mbi supe janë skuadra e fitores dhe e së ardhmes

Në sfondin e një Elbasani që ecën përpara, janë...

Presidenca, kërkesë Kushtetueses: Shpallni moskompetencë për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë

Institucioni i Presidentit, në cilësinë e palës së interesuar,...