Belshi hap me emocion dhe investime të reja vitin e ri shkollor 2025-2026

Me emocione të mëdha, zëra fëmijësh, flamuj dhe buzëqeshje, edhe bashkia e Belshit çeli zyrtarisht vitin e ri shkollor 2025–2026, në një ceremoni të veçantë të organizuar pranë shkollës “Halit Uruçi”, një nga institucionet më përfaqësuese të arsimit në këtë bashki.

Kryetari i Bashkisë Belsh, z. Arif Tafani, theksoi për “Albania Express News” rëndësinë e kësaj dite, duke e quajtur jo thjesht një datë kalendarike, por një ogur të mirë për të gjithë komunitetin. “Sot është një ditë e veçantë që na rikthen në oborret e dijes, në emocionin e fletëve të bardha dhe në zërat plot jetë të fëmijëve që nisin një kapitull të ri. Si kryetar i bashkisë, ndihem i privilegjuar që jam këtu, pranë jush, në këtë moment ku mbillet shpresa për të ardhmen,” u shpreh Tafani.

Ai theksoi se shkolla “Halit Uruçi” nuk është vetëm një institucion mësimor, por një hapësirë ku ndërthuren vlerat, dashuria për vendin dhe vizioni për një të ardhme më të ndritur.

Ndër risitë e këtij viti, u veçua përfitimi i projektit SMART Lab, një laborator modern që do t’u shërbejë nxënësve të ciklit të ulët dhe mësuesve për zhvillimin e orëve cilësore dhe bashkëkohore. Shkolla do të përfshihet së shpejti edhe në projektin “Bëj detyrat e shtëpisë”, një tjetër nismë për të ndihmuar fëmijët në përvetësimin më të thelluar të dijes përtej orarit mësimor.

Arsimi mbetet prioritet i Bashkisë Belsh. Do të jemi gjithmonë në krah të çdo nisme që i shërben formimit të fëmijëve tanë,” përfundoi Tafani.

Ndërkohë deputeti i zonës, z. Ermal Elezi, përcolli urimet më të përzemërta për nxënësit, mësuesit dhe prindërit për një vit të mbarë dhe me rezultate sa më të larta. Ai vlerësoi punën e përbashkët mes institucioneve vendore dhe arsimore për të garantuar një mjedis sa më të mirë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar.

Drejtori i Zyrës Vendore Arsimore në Belsh, z. Durim Uruçi, ndau një pasqyrë të plotë mbi situatën arsimore në territorin e bashkisë, ku këtë vit do të mirëpriten rreth 1,300 nxënës në 15 shkolla, përfshirë 8 shkolla qendër AMU, 2 shkolla të bashkuara, 1 gjimnaz dhe 4 shkolla vartëse.

Sot, 98 fëmijë nisin klasën e parë dhe 84 të rinj hapin një kapitull të ri në gjimnaz. Është një ditë simbolike që shënon jo vetëm një fillim shkollor, por edhe një angazhim tonin të përditshëm ndaj dijes,” – u shpreh Uruçi.

Ai vlerësoi shkollën “Halit Uruçi” si një model për investime të reja në infrastrukturë dhe teknologji, falë përfshirjes në projektet SMART Lab dhe “Bëj detyrat e shtëpisë”. Po ashtu, ai theksoi se asnjë shkollë nuk do të mbyllet në bashkinë Belsh, duke garantuar arsim cilësor në çdo fshat e lagje.

Uruçi vuri në dukje dhe përmirësimet në aspektin e sigurisë dhe barazisë. Të gjitha shkollat janë pajisur me kamera sigurie, disa me oficerë sigurie, ndërsa librat shkollorë janë shpërndarë falas për të gjithë nxënësit.

Kjo ceremoni nuk ishte vetëm një nisje e vitit të ri shkollor, por një dëshmi konkrete e përkushtimit të institucioneve për të garantuar jo vetëm arsimim, por edhe zhvillim, siguri dhe kushte dinjitoze për çdo fëmijë të Belshit.

Me mesazhe të qarta bashkëpunimi drejtuar prindërve, me vlerësim për rolin e mësuesve dhe me përkushtim ndaj formimit të fëmijëve si qytetarë të denjë të së ardhmes, ky fillim viti u karakterizua nga shpresa dhe vullnet për ndryshim të qëndrueshëm.

Në përfundim, të gjithë pjesëmarrësit ndanë një dëshirë të përbashkët:

Qoftë ky vit i mbushur me dije, përpjekje të sinqerta dhe suksese të merituara për çdo nxënës, mësues dhe familje në Belsh dhe në mbarë Shqipërinë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Trump optimist para takimit me Putin në Hungari: Mendoj se mund ta bind që t’i japë fund luftës

Presidenti Donald Trump priti homologun e tij ukrainas, Volodymyr...

Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Nga  Alban Daci Madje, as nuk ka nevojë për të...

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e...