Belind Këlliçi: “Foltorja 2” do të përmbushë qëllimet e demokratëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u shpreh se “Foltorja 2”, e nisur sot para Kryeministrisë, ka të gjitha mundësitë të arrijë objektivat e demokratëve, duke marrë shembull nga “Foltorja 1”.

“Foltorja e parë nisi me 1 të 100-ën dhe përfundoi në Kuvendin Kombëtar të rithemelimit të PD-së. Ajo ia doli të kthejë shpresën shqiptarëve dhe të mbajë në këmbë opozitën”, tha Këlliçi, duke njoftuar se protesta do të mbahet çdo javë.

Ai shtoi se është e rëndësishme të kuptohet organizimi dhe mesazhi i kësaj foltoreje:

“Për një minutë duhet të shpjegohet për të gjithë ata që na ndjekin, për ata që mund të kritikojnë organizimin, pjesëmarrjen dhe mesazhet. Arsyeja pse kjo do ia dali është se foltorja e parë, nën drejtimin e doktor Berishës, shpëtoi opozitën brenda tre muajsh. Nisi me 1 të 100-ën dhe përfundoi në Kuvendin Kombëtar të rithemelimit të PD-së.”

Këlliçi theksoi gjithashtu sfidat që kanë kaluar gjatë 44 javëve të protestave:

“Për 44 javë me radhë, më pak se 1 e 10 e atyre që jemi këtu, jemi përbaltur, na kanë sulmuar, dhe janë të njëjtat media që kanë kritikuar PD-në. Megjithatë, protesta jonë ia doli që Erion Veliajn ta përballojë në burgun e Durrësit.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

BRUKSEL ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka...

Super Spanjë, “La Roja” gjunjëzon Francën e Mbappe në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit 2026

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është finalistja...

Tragjedia në Cërrik/ Viktima e aksidentit, Qemal Çala ishte mësues në shkollën “Osman Gjini”

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Është përditësuar bilanci i...

Revolta në ditën e 45! Protestuesit marshojnë, oshëtijnë rrugët e Tiranës: Rama, jepe dorëheqjen!

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Pasi protestuan për disa...