Bekim Balaj shpallet futbollisti më i mirë i vitit, fiton “Topin e Artë” 2025

Bekim Balaj është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2025, duke u shpallur kështu futbollisti më i mirë i vitit në Shqipëri.

Në ceremoninë që po mbahet sonte në ‘Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit’, sulmuesi shkodran triumfoi përballë ‘rivalëve’ si Baton Zabërgja (ish-sulmues i Dinamo City), Mario Dajsinani (portier i Egnatias) dhe Dejvi Bregu (mesfushor i Dinamo City-t).

Ky është “Topi i Artë” i dytë në karrierën e sulmuesit të Vllaznisë. Presidenti Armand Duka i dorëzoi djaloshit shkodran trofeun më të rëndësishëm të mbrëmjes, duke e uruar për sezonin fantastik në radhët e Vllaznisë.

“E tepruam pak ne shkodranët sonte°, tha Balaj në nisje të fjalës së tij.

°Realisht dua ta nis me një falenderim për djemtë e ekipit kombëtar, që na kanë bërë krenar të gjithë shqiptarët, na kanë bërë që të ëndërrojmë për Botërorin. Meqë jemi te kombëtarja dua të falenderoj misterin tim Gianni De Biasi, më ka bërë që të vesh fanellën kombëtaren.

Është një krenari e madhe. Për të kaluar te “Topi i Artë” një tripletë personale e paplotësuar mund të them, e paplotësuar për titullin kampion. Një gjë që ne në Shkodër e presim, një pritje që zgjat, i mërzit të gjithë”, tha Balaj.

Ai kujtoi dhe një histori nga vitit i kaluar. “Jam i lidhur me qytetin, Shkodrën, e kujtoj edhe me vitin që shkoi, thëniet e njerëzve që takoja. ‘T’i gëzosh trofetë, por kupën ku po na i sjell’. Fitimi i titullit është kthyer në obsesion në Shkodër”.

“Vitin që kaloi i shkuam afër, humbëm një finale, por nuk dorëzohemi. Jam i bindur që do të kthehemi me presidentin Xhaferri në krye, me profesorin tim Martinin dhe gjithë atë grup fantastik që kemi, do tentojmë deri në fund titullin kampion”, tha Balaj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kanye West elektrizoi Tiranën/ 60 mijë spektatorë ndoqën yllin botëror, Shqipëria hyn në hartën e eventeve globale

TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Për një natë të...

Kur lodhen, fëmijët grinden. Kur lodhen lëvizjet-fragmentohen: Lëreni egon mënjanë, uluni!

Nga Pezana Rexha TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-  E shoh...

Edhe më shumë turistë në Himarë këtë vit, Tavo: Zgjerim i plazheve publike, dialog me bizneset për çmimet

HIMARË,12 korrik 2026 /Albania Express News/- Rritja e vazhdueshme...

Vdes në moshën 74-vjeçare ish-Emiri i Katarit, udhëhoqi vendin drejt fuqizimit ekonomik dhe ndikimit global

KATAR ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-Emiri i Katarit, Sheikh...