Begaj takohet me Donald Trump dhe Melania Trump në Nju Jork

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si Kryesues i delegacionit shqiptar në punimet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që u zhvillua në Nju Jork më 22–27 shtator 2025.

Në këtë kuadër, Presidenti Begaj së bashku me Zonjën e Parë, Armanda Begaj, morën pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, dhe Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump. Në rrjetet sociale, Begaj e përshkroi miqësinë shqiptaro-amerikane si një lidhje të fortë dhe të pathyeshme, duke e cilësuar aleancë historike dhe strategjike.

Gjatë javës, Kreu i Shtetit mbajti fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme, duke prezantuar qëndrimet e Shqipërisë mbi paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, multilateralizmin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut.

Agjenda e Presidentit përfshiu pjesëmarrjen në aktivitete shumëpalëshe, takime dypalëshe me homologë dhe përfaqësues të OKB-së, si dhe vizita tek komuniteti i Diasporës shqiptare në SHBA dhe shkollat ku fëmijët mësojnë gjuhën amtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ermira Urupi përfaqëson Shqipërinë në Strasburg , një zë i rëndësishëm i pushtetit vendor shqiptar në arenën europiane

Elbasani dhe Shqipëria marrin një tjetër përfaqësim të rëndësishëm...

AF Elbasani gati për sfidën e madhe në “Air Albania” ,verdheblutë përballë Dinamo City

Të shtunën në mbrëmje, “Air Albania” do të jetë...

Rauf Dimraj shpirti sportiv që fluturon mbi kujtimet dhe ëndrrat

-Dritarja ku frymëzimi takon veprën Nga BUJAR QESJA Mjeshtër i Madh Një...