Begaj dekreton ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, për gjuetinë dhe traktatin e Riadit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot shpalljen e 3 ligjeve, të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, ligjin për gjuetinë dhe ligjin për  për ratifikimin e Traktatit të Riadit për Disenjot dhe të rregulloreve sipas këtij Traktati, bërë në Riad më 22 nëntor 2024.

Ligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” krijon një kuadër ligjor për rivlerësimin e pasurive të individëve dhe personave juridikë, duke përshtatur vlerën e pronave me çmimet aktuale të tregut.

Norma e rivlerësimit do të jetë 5% dhe do të zbatohet përgjatë gjithë vitit 2026.

Sa i përket ligji për gjuetinë, ligji vjen pas një dekade moratoriumi, i vendosur për mbrojtjen e biodiversitetit dhe rikuperimin e popullatave të faunës së egër.

Ligji synon të vendosë rregulla të qarta për organizimin dhe ushtrimin e gjuetisë, duke garantuar ruajtjen e diversitetit biologjik dhe ekuilibrin e habitateve të florës dhe faunës së egër.

Eksperienca e vendeve evropiane tregon se gjuetia mund të kthehet në burim të ardhurash për zonat rurale, duke hapur vende të reja pune dhe përmirësuar infrastrukturën. Ndryshimi kryesor është kalimi i kompetencës nga strukturat qendrore te bashkitë, duke i dhënë përgjegjësi njësive të qeverisjes vendore për gjuetinë.

Ligji për ratifikimin e Traktatit të Riadit për Disenjot dhe të rregulloreve sipas këtij Traktati, bërë në Riad më 22 nëntor 2024, synon ratifikimin e traktatit, i cili garanton lirinë e shteteve anëtare për të përcaktuar kërkesat ligjore për disenjot industriale.

Traktati përforcon zhvillimin e inovacionit dhe krijimtarisë, mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve, duke ndihmuar në rritjen e konkurrencës në tregjet ndërkombëtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...