BE kërkon transparencë në administrimin e fondeve në Shqipëri dhe Mal të Zi

Një delegacion nga Komisioni për Kontrollin Buxhetor i Parlamentit Europian, i kryesuar nga kryetari Niclas Herbst, ka zhvilluar një mision në Mal të Zi dhe Shqipëri për të shqyrtuar masat mbi mbrojtjen e fondeve të BE-së. Eurodeputetët vlerësuan ngritjen e mekanizmave të rinj të kontrollit dhe auditimit në kuadër të Mekanizmit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor (RGF), por theksuan se mbeten ende sfida serioze.

Sipas z. Herbst, problemet kryesore lidhen me korrupsionin e rrënjosur, krimin e organizuar, vonesat në projekte infrastrukturore, presionin mbi organet mbikëqyrëse, mungesën e efikasitetit gjyqësor, margjinalizimin e shoqërisë civile dhe keqpërdorimet e fondeve në të kaluarën.

Ai theksoi se RGF është një mundësi historike për rajonin, por suksesin e tij e garanton vetëm një qeverisje e fortë, auditim i pavarur dhe tolerancë zero ndaj mashtrimit. Herbst shprehu bindjen se brenda 2-3 viteve, Shqipëria dhe Mali i Zi do të paraqesin rezultate konkrete, ndërsa Parlamenti Europian do të mbikëqyrë nga afër procesin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Arrestimi i Ilir Metës, Dumani: Linte shumë për të dëshiruar, por nuk jemi ne përgjegjës

Në listën e gjatë të pyetjeve që Tedi Blushi...

Sylvinho pas fitores spektakolare në miqësoren me Jordaninë: Krenar për Hysajn, ky ekip…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shfaq i kënaqur...

Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

Elseid Hysaj thyen rekordin. Mbrojtësi është bërë futbollisti me...