Bazilika paleokristiane e Kastërcit, dëshmi e rrallë e historisë së hershme të Kosovës

Në kalanë e Kastërcit, në Suharekë të Kosovës, po zhvillohen gërmime arkeologjike për dokumentimin e plotë të një bazilike paleokristiane të shekullit VI. Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, bëri të ditur se punimet po drejtohen nga arkeologu Berat Ademi i Institutit Arkeologjik të Kosovës.

Zbulimet përfshijnë fragmente qeramike, copa xhami, afreske dhe tjegulla me mbishkrime, që dëshmojnë historinë e hershme të objektit. Pas shkatërrimit nga dyndjet sllave, bazilika u shndërrua në hapësirë varrimi, ku janë identifikuar rreth 80 varre.

Përveç gërmimeve, po realizohen edhe punime konservuese e restauruese, me synim ruajtjen e trashëgimisë dhe shndërrimin e saj në një atraksion të rëndësishëm për turizmin kulturor në Kosovë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME