Kampionat kombëtar i basketbollit për meshkuj ka zhvilluar pesë ndeshje të javës së 14-të për sezonin e rregullt. Kjo nuk u kompletua me të gjashta sfidat, pasi përballja e parashikuar të luhej të dielën në Pogradec ndërmjet Skënderbeut dhe Tiranës u shty për shkak të bllokimit të rrugës pas rënies së masivit të dheut në aksin Librazhd – Qafë Thanë.
Një bllokim që solli kaos, duke krijuar trafik kilometrik, ndërsa ishte i pamundur që arbitrat dhe zyrtarët e ndeshjes të mbërrinin në destinacion. Në FSHB do të diskutohet sot vendosja e datës për këtë takim.
Duke kaluar të ndeshjet e zhvilluara, kjo javë nuk dhuroi supriza, teksa favoritet në letër, bënë detyrën edhe në parket. Besëlidhja kryesuese shënoi suksesin e radhës, të 14-in në po kaq takime, teksa mposhti Elbasanin në shifrat 125-80 (37-17, 29-23, 29-21, 30-17).

Një takim pa histori, me skuadrën e Afrim Bilalit që u argëtua në “Asllan Rusi”, duke dominuar në çdo aspekt.Fitore të thellë shënoi edhe Vllaznia, e cila shkatërroi Partizanin në kryeqytet me rezultatin 51-102 (10-24, 11-35, 18-28, 12-25). Shkodranët bënë çfarë deshën në parket përballë të kuqve, të cilët janë ekipi i vetëm në kampionat që luajnë pas asnjë lojtarë të huaj.Fitore me peshë edhe për Apoloninë, e cila likuidoi Teutën në Fier në shifrat 80-66 (16-13, 23-21, 19-18, 22-14). Një takim i kontrolluar nga vendësit në të katërta periodat.Sukses me tri shifra për Kamzën në transfertë kundër Flamurtarit të vendit të fundit me rezultatin 66-101 (19-23, 19-26, 13-36, 15-16).Me tri shifra fitoi edhe Fieri kundër Pogradecit me rezultatin 102-92 (24-20, 20- 13, 33-25, 25-34), ndeshje e luajtur në Vlorë.

