Bashkia Elbasan : Zjarri në malin e Bukanikut, vijon beteja me flakët: qindra forca në terren dhe ndërhyrje nga ajri

ELBASAN, 4 tetor 2026 /Albania Express News/ – Vijon të mbetet e vështirë situata e krijuar nga zjarri në malin e Bukanikut, ku prej disa ditësh qindra punonjës dhe forca të angazhuara në terren po përballen pa ndërprerje me flakët.

Sipas një njoftimi të publikuar nga Bashkia Elbasan në faqen e saj zyrtare në Facebook, në operacion janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura, ndërsa ndërhyrja po mbështetet edhe nga ajri.

Situata po vështirësohet nga era e fortë dhe terreni i thyer malor, i cili e bën të vështirë aksesin e mjeteve dhe favorizon përhapjen e flakëve.

Pavarësisht situatës së vështirë, Bashkia Elbasan bën të ditur se aktualisht nuk rrezikohen banesa apo biznese. Strukturat e emergjencës dhe forcat e angazhuara vijojnë punën me kapacitet të plotë, me synim izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të zonës të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin afrimin në zonat e prekura nga zjarri dhe të respektojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës.

Çdo vatër e re apo situatë e dyshimtë duhet të raportohet menjëherë pranë autoriteteve, ndërsa operacioni në malin e Bukanikut vijon në kushtet e një terreni të vështirë dhe të favorizuar nga kushtet atmosferike.

Bashkia Elbasan ka shprehur mirënjohje për të gjithë punonjësit dhe forcat që prej ditësh janë të angazhuara në këtë operacion, duke theksuar se siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e territorit mbeten prioriteti kryesor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...