Bashkia Elbasan, shembull i koordinimit dhe planifikimit strategjik

Bashkia Elbasan ka marrë një vlerësim të rëndësishëm në Konferencën Kombëtare të organizuar nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, ku u prezantuan rezultatet e Grantit të Bazuar në Performancë për vitin 2025. Në këtë aktivitet, që shërben si treguesi më i qartë i cilësisë së qeverisjes vendore, Elbasani u rendit ndër pesë bashkitë me performancën më të lartë në shkallë kombëtare, duke konfirmuar progresin dhe standardet e larta të punës së saj.

Veçanërisht, Bashkia Elbasan është një nga vetëm tre bashkitë në Shqipëri që ka arritur të përmbushë të gjashtë planet strategjike vendore të kërkuara nga skema e grantit, një kriter i vështirë që kërkon planifikim profesional, koordinim të ngushtë ndërsektorial dhe funksionim të konsoliduar institucional. Planet e përmbushura përfshijnë:

  • Planin e Mbetjeve

  • Planin Social

  • Planin e Arsimit Parauniversitar

  • Planin e Barazisë Gjinore

  • Planin e Integritetit

  • Planin e Mbarështimit të Pyjeve

Ky rezultat, i cilësuar ndër më të mirët në rang vendi, reflekton punën e përbashkët të ekipeve bashkiake, aplikimin e standardeve të larta të planifikimit dhe angazhimin për qeverisje transparente e efektive. Me këtë arritje, Bashkia Elbasan konfirmon edhe një herë pozicionin e saj si model i mirëadministrimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...