Bashkia Elbasan nis fushatën e 16 Ditëve të Aktivizmit me Tryezën e Barazisë Gjinore

Në Bashkinë Elbasan u zhvillua Tryeza Rrumbullake e Barazisë Gjinore, e cila mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve vendore, shkollave, sektorit të shëndetësisë, shërbimeve sociale dhe organizatave të shoqërisë civile.

Ky takim shënoi nisjen e punës së përbashkët për fushatën ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave”, me fokus të posaçëm te parandalimi i dhunës digjitale dhe forcimi i mekanizmave mbrojtës për gratë dhe vajzat në komunitetin elbasanas.

Gjatë tryezës u diskutuan një sërë temash të rëndësishme, mes tyre:

  • hapat prioritarë për parandalimin e dhunës me bazë gjinore;
  • forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional;
  • roli i shkollave, psikologëve dhe prindërve në ndërgjegjësim dhe edukim;
  • aktivitetet që do të zhvillohen gjatë 16 Ditëve të Aktivizmit;
  • mekanizmat e mbështetjes dhe raportimit për viktimat e dhunës.

Pjesëmarrësit theksuan nevojën për veprim të koordinuar dhe të vazhdueshëm, me synimin për të krijuar një mjedis më të sigurt dhe më të përgjegjshëm për të gjitha vajzat dhe gratë në qytet.

Në kuadër të fushatës, Bashkia Elbasan i bashkohet thirrjes ndërkombëtare me mesazhin:

Fund dhunës digjitale ndaj grave dhe vajzave!”

Bashkia shprehu mirënjohje për të gjithë aktorët që kontribuan në këtë tryezë, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit për të ndërtuar një Elbasan më të sigurt, më mbështetës dhe më të ndërgjegjshëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...