“Basha më kërkoi të ndërhyj tek Ina Rama”, Berisha zbardh detaje nga marrja në pyetje për “21 janarin”: Nuk mbaj mend ta kem dërguar! Libri i Bamir Topit…

Kreu i PD Sali Berisha ka zbuluar edhe një detaj në lidhje me marrjen e tij në pyetje për 2 orë nga prokurorët e posaçëm në SPAK në lidhje me ’21 janarin”.

“Nuk më ballafaquan me dëshmi të tjera, e vetmja gjë që më pyetën, Bamir Topi pjjsë e skenarit paska shkruar në libër se Basha e ka takuar më 22 janar të ndërhynte te Ina Rama për të zbutur masën ndaj oficerëve të Gardës.
Ishte e pamundur që unë të dërgoja njeri te Bamir Topi që priste të rimerrte mandatin nga Rama. Por Basha nuk e kishte të ndaluar, skishte asnjë direktivë që të mos fliste me Topin.
Nuk mbaj mend ta kem dërguar, por ministri mund të ketë shkuar”, tha ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...