Bardhi: Ligji i investimeve strategjike nuk i shërben interesit publik

TIRANË, 9 prill /Albania Express News / Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi sot në Kuvend se ligji për investimet strategjike nuk i shërben interesit publik dhe thithjes së investimeve të huaja, por, sipas tij, pasurimit të një grupi të kufizuar individësh pranë kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës në seancën plenare, Bardhi u shpreh se premtimi i bërë në vitin 2015 për lehtësimin e procedurave dhe tërheqjen e kapitalit të huaj nuk është realizuar. Ai i bëri thirrje mazhorancës të bëjë publike shifrat e investimeve të huaja të sjella përmes këtij ligji.

Sipas Bardhit, nga rreth 40 projekte të miratuara deri në vitin 2023, përfitues kanë qenë një numër i kufizuar individësh 9-të, të cilët, sipas tij, janë të lidhur me qeverinë.

Në fjalën e tij, ai përmendi edhe raste konkrete, duke përfshirë ish-ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, si dhe biznesmenin Pllumb Gjoka, për të cilët ngriti akuza lidhur me përfitimin e statusit të investitorit strategjik.

Bardhi theksoi se opozita nuk është kundër zhvillimit, por kundër, sipas tij, mungesës së garës dhe transparencës në projekte publike. Ai shtoi se zgjatja e përsëritur e afateve të ligjit për investimet strategjike, i cili fillimisht ishte miratuar për një periudhë 3-vjeçare, cenon konkurrencën e ndershme dhe interesin publik.

Sipas tij, ligji për investimet strategjike, i cili fillimisht u miratua për një afat 3-vjeçar, është shtyrë në mënyrë të përsëritur dhe tashmë është në fuqi deri në fund të vitit 2026, duke anashkaluar garën e ndershme dhe duke dëmtuar interesin e qytetarëve shqiptarë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Euroja dhe dollari humbin terren ndaj lekut në javën e dytë të prillit

TIRANË, 11 prill /Albania Express News/ Monedhat e huaja...

“Paketa e Maleve”, miratohen zonat prioritare në Cërrik, Këlcyrë, Lushnjë dhe Poliçan

TIRANË, 10 prill/Albania Express News/ Këshilli i Ministrave miratoi...