Barcelona tërhiqet nga projekti i Superligës Evropiane, tradhton Realin

Barcelona ka vendosur të tërhiqet nga ideja e krijimit të një Superlige Evropiane të Futbollit, nismë kjo e kryesuar nga presidenti i Real Madrid, Florentino Perez. Sipas raportimeve të gazetës sportive “Marca”, klubi katalanas ka zgjedhur të përqendrohet në përmirësimin e marrëdhënieve të saj me UEFA-n, duke lënë mënjanë mbështetjen për projektin e një lige të mbyllur.

Klubi beson se UEFA ka marrë seriozisht komentet e klubeve dhe ka bërë ndryshime të rëndësishme, duke përfshirë përshtatjen e formatit të garave dhe rritjen e shpërblimeve financiare për ata që marrin pjesë. Këto ndryshime e bënë të mundur që Barcelona, nën drejtimin e presidentit Joan Laporta, të tërhiqet nga nisma e Florentino Perezit dhe të rikthehet në dialog konstruktiv me federatën evropiane.

Marrëdhëniet e katalanasve me UEFA-n, të cilat vitet e kaluara ishin të tensionuara për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, tashmë tregojnë shenja përmirësimi. Një shembull i kësaj është prania e presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, në suitat e “Montjuic” gjatë ndeshjes së Barcelonës kundër Paris Saint-Germain për Fazën e Ligës së Kampionëve, që tregon afrimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve midis palëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME