Barcelona reagon si kampione: Olmo dhe Yamal përmbysin Alaveshin

Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e 14-të të La Ligës, duke mposhtur Alaveshin 3–1, por sfida nuk rezultoi aspak e thjeshtë për skuadrën e Hansi Flick. Katalanasit u tronditën që në minutën e parë, kur pësuan golin surprizë të miqve, duke e nisur takimin në disavantazh.

Megjithatë, reagimi ishte i menjëhershëm. Lamine Yamal riktheu qetësinë te Barça me një gol të shpejtë, duke barazuar rezultatin dhe duke rihapur ndeshjen. Barcelona mori kontrollin e lojës dhe vazhdoi të shtynte përpara, derisa Dani Olmo firmosi përmbysjen me një finalizim të saktë.

Në pjesën e dytë, katalanasit administruan rezultatin, teksa Alaveshi u përpoq të rrezikonte me kundërsulme. Goli i tretë, ai që vulosi fitoren, erdhi në sekondat e fundit, pikërisht nga Olmo, i cili plotësoi dopietën personale dhe u shpall padyshim lojtari i ndeshjes.

Me këtë triumf, Barcelona ngjitet përkohësisht në vendin e parë të klasifikimit, ndërsa pret ndeshjen e Real Madridit ndaj Gironës ditën e nesërme. “Los Blancos” momentalisht ndodhen dy pikë pas.

Fokusimi i katalanasve tani zhvendoset te super përballja e radhës. Më 2 dhjetor, Barça do të presë Atletiko Madridin në “Camp Nou”, në një duel ku ekipi i Diego Simeones mbërrin në formë të shkëlqyer dhe që pritet të jetë një nga sfidat kyçe të sezonit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga Elbasani në Greqi, historia e jashtëzakonshme e Ardian Daulles : Si u bë nga puna e vështirë si emigrant në një nga...

Nga Vladimir Selamaj ATHINË, 23 tetor 2026 ,Albania Express News/-Emigracioni...

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas përplasjeve në Kuvend, mblidhet sot sekretariati i Etikës

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Sekretariati i Etikës...

Zbardhet djegia e makinës në Vlorë, në pranga porositësi dhe autori i dyshuar

VLORË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Policia e Vlorës...