Askush nuk e kishte menduar se me formën që po kalon secila, Barcelona do të mposhtej nga Atletico në kupë me rezultatin e thellë 4-0.
Një duel i dominuar në pjesën më të madhe nga los colchoneros të cilët me shumë meritë mposhtën blaugranët, madje shpërdoruan disa mundësi shënimi. Skuadra e Hansi Flick konfirmoi dhe një herë tjetër se mbrojtja është thembra e akilit, nga ku pësohen golat.
Goli i parë erdhi që në minutën e 6të aty ku Eric Garcia shkaktoi autogol, duke kthyer te portieri një top që e gjeti të papërgatitur Joan Garcian. Pjesa e parë do të prodhonte plot 4 gola, me vendësit që nuk u kursyen aspak. Griezmann dyfishoi shifrat e pas tij Lookman dërgoi rezultatin në 3-0. Nigeriani duket se është përshtatur menjëherë me skuadrën e Diego Simeone.
Festës nuk mund mos ti bashkohej ylli i këtij ekipi, Julian Alvarez që vulosi fitoren 4-0. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, i cili nuk ndryshoi as në 45 minutat e dyta, ku u shpërdoruan disa mundësi shënimi. Atletico hedh një hap para drejt finales së kupës, por sigurisht do të luhet dhe ndeshje e kthimit gjysmëfinale në Barcelonë në 3 mars.

