Banorët e fshatit Spathar në Librazhd ndihmojnë qindra shoferë të bllokuar në Kthesat e Dragostunjës!”

Në një situatë të vështirë të krijuar nga bllokimi i aksit kombëtar Librazhd–Prrenjas në Kthesat e Dragostunjës, janë banorët e fshatit Spathar ata që po japin një shembull të rrallë solidariteti dhe përgjegjësie qytetare. Gjatë gjithë ditës së dielë, por edhe në orët e vona të mbrëmjes, ata – në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Rrugore – kanë qenë në terren për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve të mbetur të bllokuar në rrugë.

Banorët po orientojnë dhe shoqërojnë shoferët drejt rrugëve alternative, duke i udhëhequr me kujdes përmes territorit të fshatit të tyre, në kushte të vështira terreni dhe errësire. Falë kësaj ndihme, shumë automjete kanë mundur të vijojnë lëvizjen:

• Nga Dardha drejt Hotolishtit, për të vazhduar më tej në drejtim të Korçës,
• Si dhe nga Spathari drejt Babjes, për në Semës, në dalje të Librazhdit drejt Elbasanit, në anën tjetër të aksit të bllokuar.

Policia Rrugore ka qenë e pranishme gjatë gjithë kohës, duke menaxhuar trafikun, garantuar sigurinë dhe koordinuar lëvizjen e mjeteve në këto segmente alternative, ndërsa bashkëpunimi me banorët vendas ka qenë vendimtar për shmangien e kaosit dhe rreziqeve të mëtejshme.

Kjo situatë ka nxjerrë në pah jo vetëm problematikat e infrastrukturës rrugore në zonë, por edhe forcën e solidaritetit njerëzor, ku qytetarë të thjeshtë, pa asnjë detyrim, janë kthyer në mbështetjen kryesore për qindra udhëtarë të bllokuar në mes të rrugës.Një shembull që meriton vlerësim dhe respekt.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...