Balluku: Vendosim Shqipërinë në hartën e turizmit detar

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, priti sot në një takim Patrick Norén dhe Brianna Johann nga revista prestigjioze “MarinaWorld”.

Balluku theksoi se Shqipëria po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen e mediave të huaja, sidomos me zhvillimet e fundit në fushën e turizmit.

Me përfaqësuesit e revistës prestigjioze “MarinaWorld”, ajo ndau vizionin dhe planet e qeverisë shqiptare për zhvillimin e industrisë detare.

“Përmes krijimit të një rrjeti marinash të ndërlidhura, po hapim një kapitull të ri që do ta pozicionojë Shqipërinë si një destinacion të ri dhe frymëzues në hartën e turizmit detar”, u shpreh Balluku.

E themeluar në shtator të vitit 2000, “Marina World” është botimi kryesor ndërkombëtar dedikuar industrisë së marinave dhe brigjeve ujore. “Marina World” u shërben pronarëve dhe operatorëve të marinave, zhvilluesve, planifikuesve, projektuesve dhe furnizuesve të pajisjeve dhe shërbimeve në të gjithë globin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...