AZHBR organizon seminar mbi menaxhimin e riskut dhe parandalimin e parregullsive në IPARD III

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme për Bujqësinë (DG Agri) dhe Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), organizoi një seminar të specializuar mbi menaxhimin e riskut dhe parandalimin e parregullsive në kuadër të Programit IPARD III.

Seminari u zhvillua me pjesëmarrjen e drejtoreshës së AZHBR-së, Ardita Kuçi, përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, dhe strukturave të përfshira në zbatimin e programit. Në fokus të takimit ishin:

  • Mekanizmat e kontrollit dhe raportimit në administrimin e fondeve IPARD;
  • Praktikat më të mira për identifikimin dhe parandalimin e parregullsive;
  • Përdorimi i mjeteve teknologjike për rritjen e transparencës dhe integritetit në proceset e menaxhimit.

Takimi shërbeu si një platformë ndërinstitucionale për shkëmbim përvojash me ekspertët evropianë, duke mundësuar diskutimin e sfidave dhe gjetjen e zgjidhjeve praktike për zbatimin efektiv të Programit IPARD III.

Në fjalën e saj, drejtoresha Kuçi theksoi rëndësinë e angazhimit të të gjithë aktorëve në ruajtjen e standardeve të BE-së dhe sigurimin e një zbatimi transparent, efektiv dhe të qëndrueshëm të fondeve për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

AZHBR vijon të jetë një aktor kyç në garantimin e integritetit dhe besueshmërisë së programeve të financuara nga BE, duke rritur kapacitetet vendase për menaxhim të përgjegjshëm të fondeve dhe duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME