Asnjë fitues në “luftën e pretendentëve”: Egnatia–Dinamo dhe Tirana–Teuta ndajnë gjithçka

Egnatia dhe Dinamo kanë ndarë pikët në atë që u cilësua si kryendeshja e javës në Superiore.

Në një sfidë të luftuar mes pretendentëve për titull, nuk kanë munguar rastet për të shënuar, por asnjë nga skuadrat nuk ka qenë e qartë sa duhej para portës.

Kështu në fund të sfidës, të dy ekipet e mbyllën në barazimin 0-0, por edhe me nga 10 lojtarë për shkak të kartonëve të kuq të Loran e Xhemajlit në minutat e fundit të duelit.

Tirana dhe Teuta kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”, e vlefshme për javën e shtatë të Superiores. Sfida u mbyll pa gola, 0-0, në një duel ku mungoi saktësia para portës.

Bardheblutë, të motivuar nga fitorja në derbin ndaj Partizanit, nuk arritën të përsërisin të njëjtin nivel loje, ndërsa Teuta humbi disa mundësi të mira dhe u ndal nga ndërhyrjet vendimtare të ish-portierit të saj, Tafas.

Aktualisht, durrsakët mbajnë vendin e katërt me 11 pikë, po aq sa Dinamo, ndërsa Tirana renditet në vendin e tetë me 6 pikë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...