Asambleja e PS mblidhet më 11 shtator në Elbasan, prezantohet qeveria Rama 4

Më 11 shtator, në orën 09:30, në kompleksin “Xibraku” në Elbasan do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, ku pritet të prezantohet kabineti i ri qeverisës pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi.

Mbledhja do të nisë me fjalën e kryesocialistit Edi Rama, i cili do të paraqesë sfidat e mandatit të katërt qeverisës, me fokus integrimin europian të Shqipërisë deri në fund të kësaj dekade. Kryeministri pritet gjithashtu të zbulojë emrat e ministrave që do të përbëjnë qeverinë e re.

Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e 11 majit me 83 mandate deputetësh, duke siguruar shumicë të plotë ndaj Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, të cilët së bashku fituan 50 vende në Kuvend. Ky është mandati i katërt radhazi për socialistët që prej vitit 2013, një rezultat i paprecedentë në historinë pluraliste të Shqipërisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

Policia në Greqi përdori gaz lotsjellës ndaj fermerëve që...

Sulmohet me dron kopshti i fëmijëve në Sudan, 50 të vdekur, 33 prej tyre fëmijë

Një dron i Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë...

Protestat në Greqi/ Bllokohet qarkullimi Kakavijë–Janinë, ja në cilën orë nuk do lejohen kalimet

Aksi Kakavijë–Janinë do të një bllokim të përkohshëm pasditen...