Arta Marku merr drejtimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, një profil i spikatur në krye të institucionit të librit

Një emër i njohur dhe i respektuar i gazetarisë kulturore në Shqipëri, Arta Marku, është emëruar Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, duke shënuar një zhvillim të rëndësishëm për institucionin që ka në fokus promovimin e librit dhe kulturës së leximit në vend.

Me një karrierë që shtrihet për më shumë se tri dekada, Marku e ka nisur rrugëtimin e saj profesional në vitin 1993 me gazetën “Koha Jonë”, për të vijuar më pas në disa prej mediave më të rëndësishme shqiptare si “Gazeta Shqiptare”, “Shekulli” dhe “Panorama”. Në të gjitha këto platforma, ajo është dalluar për një fokus të qëndrueshëm dhe të thelluar në letërsi, kritikë letrare dhe zhvillimet kulturore.

Kontributi i saj nuk është kufizuar vetëm në gazetari. Arta Marku ka drejtuar si kryeredaktore disa nga revistat më të njohura kulturore në vend, ndërsa prej vitit 2014 ka qenë prezente në median publike me emisione të dedikuara librit si “Bibliotekë” në RTSH dhe “Palimpsest” në Radio Tirana, duke sjellë për publikun analiza, diskutime dhe promovime të rëndësishme letrare.

Një nga nismat më të veçanta të saj mbetet “AGORA”, një platformë që ka synuar ta nxjerrë letërsinë nga hapësirat tradicionale dhe ta afrojë atë me publikun në mënyrë më interaktive dhe gjithëpërfshirëse.

E angazhuar vazhdimisht në edukimin e brezit të ri, Marku ka zhvilluar takime të shumta me nxënës të shkollave të mesme në Tiranë, duke nxitur interesin për librin dhe leximin, si dhe ka qenë pjesë e jurive në çmime dhe konkurse të rëndësishme letrare në vend.

Si autore dhe përkthyese e disa veprave të rëndësishme, ajo sjell në këtë detyrë një përvojë të pasur profesionale dhe një vizion të qartë për forcimin e politikave të librit, mbështetjen e autorëve dhe zgjerimin e kulturës së leximit në Shqipëri.

Në këtë kuadër, një vlerësim i veçantë shkon edhe për ish-drejtoreshën Esmeralda Bardhyli, për kontributin e saj të çmuar ndër vite në drejtimin dhe zhvillimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Emërimi i Arta Markut pritet të sjellë një energji të re dhe një qasje bashkëkohore në drejtimin e këtij institucioni kyç për kulturën shqiptare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Euroja dhe dollari humbin terren ndaj lekut në javën e dytë të prillit

TIRANË, 11 prill /Albania Express News/ Monedhat e huaja...

“Paketa e Maleve”, miratohen zonat prioritare në Cërrik, Këlcyrë, Lushnjë dhe Poliçan

TIRANË, 10 prill/Albania Express News/ Këshilli i Ministrave miratoi...