Apel i Policisë së Shtetit për kujdes në rrugë për shkak të motit të keq

Policia e Shtetit u bën apel të gjithë përdoruesve të rrugës që të tregojnë kujdes të shtuar në lëvizje, për shkak të motit të keq me reshje shiu, që ka shkaktuar prezencë uji dhe rënie inertesh në disa akse rrugore.

Autoritetet kërkojnë nga drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të zbatojnë udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.

Strukturat e Policisë janë në terren për të ndihmuar qarkullimin e sigurt dhe për të parandaluar ngjarjet rrugore.
Në bashkëpunim me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve, po punohet për pastrimin në kohë të segmenteve ku ka pasur rënie inertesh si pasojë e reshjeve.

Policia e Shtetit fton qytetarët që, në rast nevoje gjatë lëvizjes në rrugë, të telefonojnë menjëherë në numrin 112.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...