Zv/kryeministrja britanike dhe nën-kryetarja e Partisë Laburiste, Angela Rayner, dha dorëheqjen pas akuzave për shmangie taksash dhe deklarim të rremë të transaksioneve detyruese, përfshirë taksën mbi blerjen e shtëpive të dyta.
Kryetari i Partisë Laburiste, Keir Starmer, i vendosur nën presion politik dhe mediatik, u gjend përballë një zgjedhjeje të vështirë: të shkarkonte apo të detyronte të jepte dorëheqjen zëvendësen e tij, meqë një raport i hetimit të etikës mund të konkludojë kundër Rayner.
Me sondazhet dhe titujt e mediave britanike që po rëndojnë mbi qeverinë, Starmer nuk kishte shumë alternativa dhe largimi i Rayner u duk i pashmangshëm, duke shënuar një goditje të rëndësishme në strukturën udhëheqëse të Partisë Laburiste.