Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ka pësuar një infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë. Fillimisht ai u transportua me urgjencë drejt spitalit të Korçës, ku sipas mjekëve gjendja e tij është stabël. Për trajtim më të specializuar, diplomati është nisur më pas drejt Tiranës.
Burime policore bëjnë të ditur se ambasadori nuk ndodhej për vizitë zyrtare në qarkun e Korçës, por ishte me bashkëshorten për të vizituar fshatin turistik të Voskopojës.
Volodymyr Shkurov mban detyrën e ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri prej vitit 2020.



