Aludimet për trukime ndeshjes në Superiore, reagon presidenti i Vllaznisë: Nuk kemi qenë dhe nuk do të jemi kurrë pjesë e…

SHKODËR,4 maj 2026/Albania Express News/Vllaznia ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas aludimeve që janë përhapur në media dhe rrjete sociale për integritetin e ndeshjeve në këtë fazë të kampionatit.

Presidenti Alban Xhaferi sqaroi se: “Vllaznia nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e asnjë marrëveshjeje që cënon ndershmërinë e garës.”
Ai theksoi se klubi përfaqëson një qytet me histori dhe traditë, dhe çdo sukses i arritur ka ardhur përmes punës, përkushtimit dhe meritës në fushë.

NJOFTIMI I PLOTË
DEKLARATË ZYRTARE
Gjatë ditëve të fundit janë përhapur në disa media dhe rrjete sociale aludime dhe komente lidhur me integritetin e ndeshjeve në këtë fazë të kampionatit.
KF Vllaznia, përmes Presidentit Alban Xhaferi, ndjen detyrimin të sqarojë publikisht dhe me përgjegjësi:
Vllaznia nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e asnjë marrëveshjeje që cënon ndershmërinë e garës.
Ky klub përfaqëson një qytet me histori, traditë dhe dinjitet, dhe çdo arritje e jona ka ardhur dhe do të vijë vetëm përmes punës, përkushtimit dhe meritës në fushën e lojës.
Ne e kuptojmë ndjeshmërinë e opinionit publik në këtë fazë të rëndësishme të kampionatit, si dhe pritshmëritë e larta, por njëkohësisht besojmë se hedhja e dyshimeve pa prova dëmton jo vetëm klubet, por gjithë futbollin shqiptar dhe besimin e tifozëve.
Ftojmë të gjithë aktorët – mediat, opinionin sportiv dhe institucionet – të tregojnë maturi dhe përgjegjësi në komunikim.
Çdo pretendim duhet të mbështetet në fakte dhe të trajtohet në rrugët zyrtare.
Vllaznia do të vazhdojë rrugën e saj me seriozitet, duke folur në fushë dhe duke respektuar lojën e ndershme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sopoti vazhdon me Hallacin, Bashkia Librazhd konfirmon trajnerin për sezonin e ri

LIBRAZHD ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Klubi i Sopotit do...

Goditën me sende të forta punonjësit e Policisë dhe sulmuan deputetët, arrestohen 19 protestues

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/- Kundërshtuan dhe goditën me...

Zvicra nuk e fal Algjerinë, siguron biletën për në 1/8-at e Botërorit pas fitores bindëse në Vancouver

BOTËRORI 2026 ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Zvicra ka siguruar...