Alegri: “Parma të bën të luash keq, por Milani duhet të jetë gati”

Në prag të sfidës me Parmën, trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, ka folur për mediat, duke vlerësuar kundërshtarin dhe theksuar rëndësinë e përqendrimit maksimal.

“Parma është skuadër që të bën të luash keq, lufton shumë dhe në fushën e saj është gjithmonë e vështirë. Duhet të jemi të përgatitur mendërisht”, – u shpreh tekniku.

Sa i përket mungesës së Himenezit, ai deklaroi se Leao dhe Nkunku mund të mbulojnë rolin e sulmuesit: “Nuk kemi ‘9’ klasik, por kemi cilësi për të fituar ndeshjet.”

Alegri konfirmoi se Pulisiç është rikuperuar pjesërisht, ndërsa Estupinian dhe Jashari do të kthehen pas ndërprerjes.

Trajneri pranoi se skuadra duhet të përmirësohet në mbrojtje: “Kemi pësuar gola të evitueshëm, duhet të mbyllim ndeshjet më shpejt. Nëse pëson 50 gola, duhet të shënosh 150 – kjo është matematikë futbolli.”

Në rast fitoreje, Alegri do të arrijë suksesin e 100-të në stolin e Milanit: “Do të ishte shifër e bukur, por më e rëndësishme është që ekipi të rritet.”

Ai vlerësoi edhe kontributin e Modriçit: “Sjell qetësi dhe ekuilibër në lojë.” Ndërsa për objektivat, u shpreh qartë: “Synimi ynë është të rikthehemi në Champions dhe të jemi konkurrues deri në fund.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

Policia në Greqi përdori gaz lotsjellës ndaj fermerëve që...

Sulmohet me dron kopshti i fëmijëve në Sudan, 50 të vdekur, 33 prej tyre fëmijë

Një dron i Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë...

Protestat në Greqi/ Bllokohet qarkullimi Kakavijë–Janinë, ja në cilën orë nuk do lejohen kalimet

Aksi Kakavijë–Janinë do të një bllokim të përkohshëm pasditen...