Alarm në Librazhd: Rrezik shembjeje i shtyllës 110 kilo Volt, kërcënohet furnizimi me energji për dy bashki

Një situatë alarmante është konstatuar në linjën e tensionit të lartë 110 kilovolt Librazhd – Hidrocentrali Egnatia, ku shtylla numër 15 në vendin e quajtur Arrat e Gurrës në Dragostunjë rrezikon shembjen për shkak të rrëshqitjes dhe fundosjes së tokës në bazamentin e saj.

Shtylla në fjalë furnizon me energji jo vetëm zonën e Librazhd, por është e lidhur edhe me Prrenjasin. Nëse ajo shembet, dy bashki mund të mbeten pa energji elektrike. Zgjidhja alternative e parashikuar është furnizimi përmes nënstacionit të Prrenjasit, deri në stabilizimin e situatës.

Situata bëhet edhe më shqetësuese pasi linja e transmetimit kalon mbi rrugën kombëtare, në vendin e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”, duke paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë për përdoruesit e këtij aksi në rast shembjeje.

Në vendngjarje është kryer monitorim i detajuar pas rrëshqitjes së dheut, ndërsa specialistët e Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) kanë urdhëruar monitorim pandërprerje të situatës dhe planifikimin për devijimin urgjent të linjës së tensionit të lartë, për të shmangur çdo rrezik për jetën e qytetarëve.

Autoritetet po ndjekin nga afër zhvillimin e situatës, ndërsa pritet ndërhyrje e menjëhershme teknike për të garantuar sigurinë energjetike dhe mbrojtjen e përdoruesve të rrugës kombëtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME