“Bashkëkombas, ju falënderoj për organizimin dhe kontributin që jepni për lirinë e çlirimtarëve dhe dinjitetin e UÇK-së nga sheshi “Skëndërbej” deri në Amerikë. Kjo gjykatë u themelua për të zbardhur pretendimet për trafikim organesh, dhe u mbështet nga vetë Kosova, jo për të burgosur çlirimtarët. U hetua dhe u kuptua që çdo gjë ishte trillim për të nxirë imazhin e luftës, prokuroria u detyrua të përpilojë një tjetër aktakuzë.
Sot jemi koshient se akt-akuza është trillim, ata që hapën pushkën për të mbrojtur pragun e vet nga gjenocidi serb po gjykohen. UÇK ka respektuat të gjitha konventat ndërkombëtare, kjo u dëshmua nga Gjykata Kombëtare e vendore dhe nga dëshmitë amerikane e britanike në Hagë. UÇK ishte partnere e NATO-s , dëshmitë konfirmuan se jemi bashkëpunëtorë të Brukselit ndaj liria e çlirimtarëve duhet të vijë menjëherë.
Liria e Kosovës nuk është arenë për politika personale e nuk është fushë për përçarje. Shqiptarë të bashkohemi për të drejtat e shqiptarëve kudo që ndodhen, për çlirimtarët dhe për dinjitetin e UÇK-së. Vëllezër e motra, respekt në përjetësi nënës Shqipëri, të gjithë ju ushtarë të UÇK faleminderit për praninë tuaj sot”, u shpreh Ali Ahmeti.