AKU forcon standardet e kontrollit ushqimor, prezantohen drejtuesit e rinj në Elbasan Eugert Salla ndërsa në Fier, Besmir Selmani

ELBASAN / FIER , 5 tetor 2026 /Albania Express News/- Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Blerina Gjylameti, ka zhvilluar takime pune në Drejtoritë Rajonale të AKU-së në Elbasan dhe Fier, ku në fokus kanë qenë forcimi i kontrolleve zyrtare dhe garantimi i sigurisë ushqimore për konsumatorët.

Gjatë takimeve me trupat inspektuese, Gjylameti ka theksuar rëndësinë e rritjes së standardeve të kontrollit dhe të zbatimit me rigorozitet të kërkesave ligjore në fushën e sigurisë ushqimore.

Një nga çështjet e diskutuara gjatë takimeve ka qenë edhe procesi i kategorizimit të stabilimenteve, si pjesë e punës për rritjen e efektivitetit të kontrolleve dhe përcaktimin e nivelit të mbikëqyrjes në bazë të aktivitetit dhe riskut.

Në kuadër të takimeve, drejtuesja e AKU-së ka prezantuar edhe drejtuesit e rinj të Drejtorive Rajonale. Në Elbasan, detyrën e drejtuesit të Drejtorisë Rajonale të AKU-së e ka marrë Eugert Salla, ndërsa në Fier, Besmir Selmani.

Sipas njoftimit të AKU-së, takimet në nivel rajonal synojnë forcimin e bashkëpunimit me strukturat inspektuese dhe rritjen e standardeve të kontrollit zyrtar, me fokus te mbrojtja e konsumatorit dhe garantimi i sigurisë ushqimore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...