Hapësira ajrore mbi aeroportet e Lublinit dhe Rzeszovit, në Poloninë juglindore, është mbyllur në orët e fundit për shkak të “aktivitetit ushtarak të paplanifikuar”, bëri të ditur sot Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA).
Sipas FAA-së, aeroportet janë bërë të paarritshme për fluturimet civile për arsye që lidhen me sigurinë kombëtare, siç specifikohet në një Njoftim për Pilotët (NOTAM) të publikuar në faqen zyrtare të institucionit.

