Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Peqinit, ku dy të rinj kanë humbur jetën tragjikisht. Sipas informacioneve paraprake, automjeti me të cilin udhëtonin viktimat ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët e një banese.

Përplasja ka qenë fatale, duke i marrë jetën të dy pasagjerëve, të cilët sipas burimeve të para, ishin Gabriel Lluca dhe Denis Korbi nga 24 vjeç nga Peqini. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të emergjencës, të rinjtë kanë ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta që çuan në këtë aksident tragjik, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia po vijon hetimet për të përcaktuar shpejtësinë e automjetit dhe rrethanat që sollën daljen nga rruga.



