Aksident tragjik në aksin Kabash–Porocan, humb jetën infermierja Dëshira Hoxha, në gjendje kritike mësuesja dhe drejtuesi i kamionçinës

 

Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua këtë të hënë në aksin Kabash–Porocan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj, ku një mjet tip kamionçinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Në automjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra,një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit. Zyrtarisht konfirmohet se infermierja Dëshira Hoxha ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Mësuesja Albana Boja ka pësuar plagë të rënda dhe është transportuar në gjendje kritike drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa drejtuesi i kamionçinës ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gramshit.

Paraprakisht u raportua për dy viktima, por pas mbërritjes në vendngjarje të forcave të policisë dhe shërbimeve zjarrfikëse, u konfirmua se bëhej fjalë për një viktimë në vendin e ngjarjes dhe dy të plagosur rëndë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit, i cili ishte në gjendje të komunikonte, është lidhur me sallën operative të policisë dhe ka raportuar se mësuesja dhe infermierja kishin ndërruar jetë, çka solli edhe konfuzionin fillestar në informacionet paraprake.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se kushtet e vështira të rrugës dhe terreni i thyer mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME